Jose Mourinho mund të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares së Brazilit në rast se trajneri aktual Tite vendos të lërë skuadrën “Selesao” në fund të Coppa America. Lajmin e ka konfirmuar “Le Parisien”, që thotë se trajneri portugez është një nga kandidatët për të drejtuar kombëtaren braziliane.
Mourinho, i shkarkuar nga Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar, aktualisht është i papunë. Ai ka thënë se është gati të rikthehet në stol, por pret një projekt ambicioz.
Gjithsesi, duket se e ardhmja mund ta ulë në stolin e kombëtares së Brazilit në rast se Tite dështon në turneun që nis së shpejti në Amerikën Latine.
Sipas të përditshmes franceze, Jose Mourinho mund të jetë trajneri i duhur për të karikuar skuadrën, me objektivin titullin kampion në Botëror.
Skuadra “selesao” kohët e fundit është përfshirë nga skandali seksual me sulmuesin Neymar, që edhe u dëmtua dy ditë më parë, ndaj nuk do të jetë në Coppa America./telesport/