Kombëtarja shqiptare triumfoi ndaj Serbisë me rezultatin 1-0 mbrëmjen e sotme në Leskovc. Në përfundimin e sfidës, Juljan Shehu doli në prononcim për mediat.
“Më në fund ia dolëm. Dita më e lumtur e jetës sime e gjithë stafit dhe lojtarëve. Falenderojmë të gjithë shqiptarët për mbështetjen e madhe. Jam shumë i lumtur që me perfrocmancën time të ndihmoj ekipin.
Unë nuk jam sulmues të ndihmoj me gola, por jap maksimumin me topat për ekipin tim. Faleminderit të gjithëve. Gjithë Shqipëria e falenderon Manajn sonte edhe pas asaj penalltisë së humbur në Tiranë”, u shpreh Shehu.