Juljan Shehu as në “ëndrrat” më të mëdha nuk mund ta kishte imagjinuar se shumë shpejt do të kthehej në një lojtar të rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare. Mesfushori shumë shpejt arriti të fitonte një fanellë titullari falë paraqitjeve të tij në fushën e lojës.

Madje uli në stol një nga liderët kuqezi, siç ishte Ylber Ramadani. Por ish-mesfushori i Laçit duket të jetë “hajmalia” e Shqipërinë. Kjo pasi në 5 ndeshjet e Kombëtares që ka luajtur Shehu, kemi marrë rezultat pozitiv, me mesfushorin që e ka nisur si titullar.

E veçanta e tij është se kuqezinjtë asnjëherë nuk kanë humbur me të në fushën e lojës. Kemi marrë 3 fitore, ndaj Andorrës, Letonisë dhe Serbisë, ndërsa kemi barazu ndaj Serbisë në Tirana dhe Letonisë në trasnsfertë.

11 pikë të grumbulluara nga kuqezinjtë me Shehun në fushë. Këto janë edhe pikët e grumbulluara nga ekipi ynë në këto kualifikuese, ku mban vendin e dytë në grupin K, pozicion që të çon në “Play-Off”-in e Botërorit.