Juventus raportohet se është shumë pranë marrëveshjes me mbrojtësin e Genoa-s Cristian Romero për një shifër rreth 30 milionë euro.

Sipas goal.com, marrëveshja është pranë vijës së finishit pasi Romero ka bindur plotësisht Juve-n.

Transferimi pritet të kryhet brenda javëve të fundit dhe Genoa do të arkëtojë 30 milionë euro plus bonuse.

20-vjeçari iu bashkua Grifone-s nga Belgrano verën e kaluar, por ka bërë 14 paraqitje në Serie A këtë sezon, duke shënuar një gol.

Lojtari që luan për U-20 të Argjentinës, do të hynte menjëherë në skuadrën dhe bardhezinjve dhe nuk do të huazohej diku tjetër.

Ai gjithashtu mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë. /telesport/