Juventusi mirëpret Spallettin me shpresën se origjina e tij toskane do t’i sjellë fat. Nga 14 titujt e fundit të bardhezinjve, 11 janë fituar nën drejtimin e trajnerëve nga Toskana. I fundit ishte Maurizio Sarri më 2020, para tij Massimiliano Allegri me 5 tituj radhazi (2015–2019) dhe Marcello Lippi me 5 të tjerë (1995, 1997, 1998, 2002, 2003).

Ndërkohë, debutimi i Spallettit në stolin e Juventusit nis me mungesa të rëndësishme. Kenan Yildiz nuk do të grumbullohet për ndeshjen ndaj Cremonese për arsye parandaluese, prej një shqetësimi në gju, teksa pritet të kthehet në Champions ndaj Sporting Lisbona. Jashtë mbetet edhe Lloyd Kelly për lodhje muskulore.

Në vend të Yildiz pritet të luajë Conceiçao, përkrah Openda, pas Vlahovic, ndërsa Rugani do të kompletojë mbrojtjen me Kalulu dhe Gatti. Zgjedhjet janë të kufizuara, me Zhegrova në garë për një vend si mesfushor ofensiv dhe David që vështirë se do ta zëvendësojë Vlahovic.