Milan, Arsenal dhe Schalke 04 kanë bërë oferta për Medhi Benatia, por Juventus ka refuzuar të lejojë qendërmbrojtësin të largohet në janar.
Sipas La Gazzetta dello Sport, marokeni 31-vjeçar kërkon me çdo kusht të largohet pasi nuk po gjen hapësira në formacionin bardhezi.
Gjithsesi, Juventus nuk ka ndërmend ta lejojë të shkojë diku tjetër në mesin e sezonit.
Begatia ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në fazën e parë dhe kontrata e tij skadon në vitin 2020, kështu që një largim në verë është synimi i klubit.
Juve e bleu nga Bayern Munich në vitin 2016 për 20 mln euro.