Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJuventus, del në skenë emri i Chiesa-s për një rikthim të bujshëm...

Juventus, del në skenë emri i Chiesa-s për një rikthim të bujshëm në Torino

Merkatoja dimërore e Juventusit mund të sjellë një surprizë të madhe. Mes emrave që po qarkullojnë për të përforcuar skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti dhe për t’u dhënë më shumë shanse bardhezinjve në garën për një vend në Ligën e Kampionëve, është shfaqur edhe ai i Federico Chiesa-s. Një rikthim i bujshëm, që deri pak kohë më parë dukej i pamendueshëm, por që sot po fiton gjithnjë e më shumë terren.

Chiesa ndodhet prej rreth një viti e gjysmë te Liverpooli, por aventura e tij në Angli nuk ka shkuar sipas pritshmërive. Hapësirat kanë qenë të pakta dhe roli i tij në skuadër mbetet dytësor, pavarësisht vlerës së padiskutueshme. Për këtë arsye, një rikthim në Torino, qoftë edhe në formë huazimi deri në fund të sezonit, shihet si një mundësi konkrete si për lojtarin, ashtu edhe për Juventusin. Për Spallettin, Chiesa do të ishte profili ideal për t’i dhënë frymëmarrje Kenan Yildiz-it dhe për të rritur alternativat në repartin ofensiv.

Për momentin bëhet fjalë më shumë për një ide sesa për një negociatë të avancuar. Juventus nuk ka ndër mend të shpenzojë shumë në janar dhe po e vlerëson operacionin vetëm nëse realizohet me kosto të ulët. Nga ana tjetër, Liverpooli nuk po përfiton realisht nga Chiesa, trajneri Slot e vlerëson, por nuk e aktivizon rregullisht, ndërsa vetë lojtari duket i lodhur nga pritja.

Paralelisht, drejtuesit bardhezinj po punojnë edhe në fronte të tjera. Në mesfushë pëlqehet Guido Rodriguez, aktualisht në West Ham, ndërsa për krahun e djathtë emri më i nxehtë mbetet Brooke Norton-Cuffy. Janari pritet të jetë vendimtar për të kuptuar nëse ideja Chiesa do të kthehet në realitet apo do të mbetet vetëm një ëndërr merkatoje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments