Quhet Kaio Jorge dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Në listën e gjatë të skuadrave të interesuara është edhe Juventus-i.
Gjithmonë e vëmendshme ndaj talenteve të rinj, Zonja e Vjetër ka vënë në shënjestër mbi futbollistin e datëlindjes 2002 të Santos-it, i cili ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij.
Sulmues i shpejtë, i aftë në lojën ajrore dhe shumë teknik. 18-vjeçari po ripërshkon gjurmët e Neymar.
Shifra që duhet shpenzuar për ta marrë nga Santos nuk frikëson bardhezinjtë, edhe pse në këtë moment Juventus ka përparësi të tjera.
Megjithatë, Paratici nuk do ta humbë këtë mundësi dhe po e mban nën vëzhgim lojtarin. Si Real-i me Vinicius Jnior, edhe torinezët shpresojnë të gjejnë te Kaio Jorge një fenomen për të ardhmen.