Revolucioni që nisi këtë verë te Juventus nuk është kompletuar ende, madje quhet i pamjaftueshëm. Juve, me Thiago Motta në timon, ka ndryshuar ritëm dhe filozofi, por duhet ende shumë për të pasur më shumë zgjidhje nëse është e nevojshme. Ndërkohë që, dëmtimi i Bremer ka komplikuar gjërat në mbrojtje dhe ka përmbysur prioritetet në funksion të janarit.
Kështu, klubi nuk do të bëjë dot asgjë të çmendur, por do t’i duhet t’i japë vazhdimësi metamorfozës së stafit. Giuntoli nuk ka gjasa të ndryshojë strategjinë: fokusi është te lojtarët e motivuar, të cilët mund të ndihmojnë menjëherë, duke dhënë mundësinë e kthimit te investimi në afat të mesëm dhe afatgjatë.
Në janar mund të jetë i dobishëm edhe prestigji që do të ketë skuadra e Juventus për të marrë pjesë në botërorin e klubeve verën e ardhshme. Një kompeticion që mund të bëjë diferencën në perceptimin e vlerës së një lojtari më të mirë. Buxheti në dispozicion do të varet nga kursimet: Shitja e Kostic në shtator rriti të ardhurat.
Juve absolutisht duhet të nënshkruajë një qendërmbrojtës që mund të zëvendësojë në mënyrë adekuate Bremer. Një tjetër objektiv është sulmi, ku duhet një person që të shënojë më shumë se Milik. Në mesfushë duhet një lojtar tjetër që di të ndryshojë ritmin si McKennie. Preferenca e Giuntoli është për lojtarët që tashmë e njohin Serie A, për të mos pasur nevojë të përjetojnë një periudhë ambientimi./telesport/