Juventusi kërkon zgjidhje për sa i përket mesfushës së saj. Masimiliano Alegri dëshiron një mesfushor regjizor pas dëmtimit të Arturit i cili do të jetë larg fushave më shumë se tre muaj.
Për këtë thuhet për një rikthim të bujshëm të Miralem Pjaniç me fanellën e Juventusit, sepse edhe vetë trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman nuk e preferon boshnjakun.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane bardhezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë Aron Ramsejn për Pjaniçin.
Për momentin kjo është një ide sepse lëvizje merkatoje ende nuk ka pasur.