Vetëm një triumf në Ligën e Kampioneve mund të shpëtojë Mauricio Sarrin nga shkarkimi për të tretin vit radhazi nga drejtimi i një skuadre. Për këtë duken të sigurt dhe në Angli, ku insistojnë se Juventusi është vënë në ndjekje të Zinedin Zidan dhe është gati që t’i ofrojë atij pankinën për verën e ardhshme.

Bardhezinjtë tentuan Guardioën por pa sukses e tani po përpiqen të afrojnë një tjetër emër shumë të suksesshëm në arenën ndërkombëtare si Zidan, i cili ka ditur të kthejë madrilenët në binarët e duhur pas një fillimi problematik të edicionit.

Sipas “Daily Mail”, mes Zidan dhe presidenti Florentino Perez ekziston një vlerësim i ndërsjellë, por palët mund të ndahen në verë edhe për shkak të pakënaqësisë që ka në dhomat e zhveshjeve mes disa prej senatorëve që nuk u ka pëlqyer fakti se Zidan i ka ulur më shpesh se sa mendonin në pankinë.

Gazeta britanike insiston se Sarri kishte rrezikuar seriozisht shkarkimin, i shpëtuar deri diku nga shtyrja e javës së kampionatit me Interin dhe se bardhezinjtë kishin nisur kontaktet e para me Zidan duke marrë edhe miratimin e Kristiano Ronaldos i cili ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me francezin.

Oferta që i është bërë Zidan, sipas të njëjtave burime, arrin shifrën e 8 milionë eurove në vit, të cilave me siguri u shtohen bonuse të rëndësishme nëse bën realitet ëndrrën e presidentit Anjeli për kthimin në Torino në trofeut të Ligës së Kampioneve. /vipsport/