Zhvillimi sensacional i merkatos në lidhje me të ardhmen e Sergej Milinkoviç-Savic. Mesfushori serb ka pranuar ofertën e pasur prej 20 milionë eurosh në sezon të bërë nga klubi saudit i Al-Hilal.
Një kthesë e papritur që mund ta largojë përfundimisht mesfushorin e lindur më 1995 nga Italia, por mbi të gjitha nga futbolli i Kontinentit të Vjetër.
Megjithatë, “drita jeshile” nga numri 21 i Lazios nuk mjafton. Klubi saudit do të duhet të negociojë blerjen e kartonit të transferimit me presidentin e Lazios, Claudio Lotito.
Pavarësisht se kontrata e serbit skadon më 30 qershor 2024, kërkesa e padronit bardhekaltër është vendosur gjithmonë në 40 milionë euro.
Tani do të shohim nëse marrëveshja totale e arritur mes lojtarit dhe klubit arab do të lehtësojë suksesin e një marrëveshjeje e cila, nëse konfirmohet, do të ishte e bujshme.
Megjithatë, siç raporton Fabrizio Romano, “po”-ja përfundimtare nga Milinkoviç-Savic nuk ka ardhur ende, ndërsa oferta është absolutisht konkrete, me Al-Hilal të gatshëm për të përmbushur kushtet e vendosura nga Lotito./telesport/