Një mesfushë e gjitha franceze. Kjo është dëshira e drejtuesve të Juventusit të cilët janë duke parë me kujdes mundësitë e transferimit të dyshes Pogba-Rabiot.

Mesfushori i Manchester United e ka deklaruar hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga Old Trafford, ndërsa Rabiot është drejtë përfundimit të kontratës me PSG dhe prej kohësh bardhezinjtë kanë nisur tratativat me lojtarin.

Kampionët në fuqi të Italisë po kërkojnë të përforcojnë mesfushën, pasi pritet që dhe disa prej emrave aktualë që ata kanë në dispozicon mund të largohen. Pogba kushton 140 milionë euro dhe në garë për të siguruar shërbimet e francezit është Reali i Madridit, ndërsa Rabiot mund të vijë me parametra zero.

Akordi mes Juventusit dhe menaxheres së Rabiot që është njëkoësisht edhe e ëma e Rabiot është arritur, një pagë që kap shumën 7 milionë eurove në sezon, teksa pritet një konfirmim nga ana e mesfushorit.

Nëse Rabiot do të transferohet, ky do të ishte opericioani i rradhës që bardhezinjtë realizojnë me parametra zero, pas atyre të Ramsey, Khedirës, Emre Can dhe Pogbas në 2012-ën, transmeton SS.

Për këtë të fundit, drejtuesit e Zonjës së Vjetër për të ulur disi kostot e transferimit po shqyrtojnë mundëisnë që në bisedime të përfshijnë edhe ndonjë prej lojtarve që ata kanë në dispozicion.