Kukësi ka njoftuar afrimin më të ri në skuadër. Verilindorët kanë marrë mesfushorin Jurgen Dushkaj. Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur për dy vite duke përforcuar organikën e skuadrës.
Pas shumë eksperiencave në kampionatin shqiptar do të vishet fanella e Kukësit. Më herët Dushkaj ka qenë pjesë e Luftëtarit, Bylisit, Dacia, Unrea dhe Voluntarit.
Ai ka luajtur para disa vitesh edhe me Aden e Velipojes, u pat provuar te Vllaznia por pa arritur dot te firmose me te, nderkohe qe ne janar te ketij viti Veleciku dha lajmin se pjese e tij do te ishte edhe Dushkaj, por me pas gjerat ndryshuan dhe lojtari nuk luajti me te.
Nderkohe nga sot, Dyshkaj eshte bere me skuader te re. Zyrtarizimi ka ardhur nga faqja zyrtare e verilindorëve që presin shumë nga Dushkaj në këtë sezon që të shpërblejë besimin e drejtuesve.