Vedat Muriqi po kalon një moment fantastik me Majorkën në Spanjë, ku këtë sezon e ka gjetur rrugën e rrjetës plot 8 herë.

Për këtë arsye, Federata e Futbollit të Kosovës ka zgjedhur pikërisht 28-vjeçarin, si futbollistin kosovar më të mirë të vitit.

Me anë të një postimi në “Twitter”, ylli i Dardanëve shkruan:

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam zgjedhur ‘Futbollisti i Vitit’ për të dytën herë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Në çdo aspekt të karrierës time, unë do të punoj akoma dhe më fortë çdo ditë për shtetin tim dhe atletët e rinj që më kanë idhull. Faleminderit shumë, ju dua!”.