Perpos Bashkise edhe Keshillit Bashkiak Shkoder e mirepret idene e hedhur per privatizimin e klubit te futbollit Vllaznia.
Ka qene kryetarja e ketij keshilli Brisela Kadija e cila ne nje prononcim te dhene per “RTSH Sport” shpreh aprovimin per nje veprim te tille qe tashme diktohet edhe nga ligji.
“Keshilli Bashkiak qe ne fillim e ka mbeshtetur idene e privatizimit. Une e shoh si shume pozitive kete gje dhe kjo ka qene nje strategji e jona per t’i pershtatur dhe per ta formalizuar qe ne mbledhjen e pare si Asamble e klubit Vllaznia.
Kjo duke kerkuar ndryshim te pasqyrave financiare sipas raportit te vleresimit te aksioneve”- ka thene kryetarja e Keshillit Kadija.
Por procesi i privatizimit nuk do te nise menjehere. Numri 1 i Keshillit ben te ditur edhe veprimin qe do te ndermerret ne vijim:
“Duhet te degjojme edhe publikun per çeshtjen e privatizimit. Eshte paraqitur nje projekt- vendim qe parashikon shitjen 100 per qind te aksioneve te Vllaznise dhe do te jete Keshilli Bashkiak qe do te percaktoje nese do te shiten te gjithe ato, apo do te mbahet nje pjese nga Bashkia dhe pjesa tjeter te nxirret ne shitje”.