Pas marrjes se mbrojtesit te majte Xhelil Asani, Vllaznia nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe po sheh te gjithe opsionet edhe per ndonje perforcim tjeter te mundshem deri me 31 gusht qe eshte edhe afati perfundimtar i saj.
Sërish po përflitet për një afrim të kroatit Amir Kahrimanoviç. Ai ka zhvilluar paraqitje me të vërtetë shumë të mirë me shijakasit dhe duke qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit. Bisedimet mes tij dhe klubit kuqeblu vijojnë të jenë konkrete, paçka se afrimi i një 9-shi do të mund të mbyllë edhe afrimet për merkaton e verës.
Ndërsa siç edhe dihet kuqeblutë janë në pritje edhe të sulmuesit bullgar Nasko Milev, i cili ende është pa skuadër pas prishjes së kontratës me Shkëndijën e Tetovës. Sulmuesi 26-vjeçar nga Plovdivi te Shkëndija kishte arritur nga radhët e skuadrës së FK Panevezys nga Lituania, aty ku gjithashtu kishte luajtur me fanellën e Dziugas.
Milev me Shkëndijën mësohet se ka zhvilluar 13 ndeshje, duke regjistruar 3 gola dhe 2 asistime. Ky do të jetë edhe një test shumë i mirë për gjithë skuadrën kuqeblu, e cila po kualidohet dita-ditës për nisjen e sezonit të ri.