HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBrazilian Kaina Nunes drejt Koresë së Jugut, Tirana mund të përfitojë 75...

Brazilian Kaina Nunes drejt Koresë së Jugut, Tirana mund të përfitojë 75 mijë euro

Pas Florent Hasanit, Tirana shet dhe brazilianin Kaina. Sipas “SuperSport” i cili i referohet burimeve të afërta me klubin bardheblu se 26-vjeçari do të transferohet në Korenë e largët te skuadra Chungnam Asan FC.

Ish- sulmuesi i Vllaznise, i cili në këtë edicion me Tiranen ka luajtur në 16 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola, do të vijojë karrierën në kontinetin aziatik.

Sipas “SuperSport”, Tirana do të përfitojë nga ky operacion shifrën e 75 mijë eurove. Braziliani ka luajtur në të shkuarën dhe me Vllazninë, Kastriotin dhe Besën e Kavajës. Chungnam Asan FC e mbyllu sezonin e kaluar në vendin e 10-të në ligën e dytë të Koresë.

Tiranës do i duhet të ndërhyjë në repartin e avancuar, pasi humbet dy shënuesit më të mirë në pak javë. Florent Hasani dhe Kania së bashku kishin shënuar 14 gola, gjysmën e golave të realizuar në dy fazat e para.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments