Agustin Torasa dhe Elton Kale nuk janë më pjesë e Tiranës.

Dy amerikano-latinët ndajnë rrugët me kampionët e Shqipërisë dhe tani janë lojtarë të lirë. Kanë qenë vetë dy futbollistët, të cilët kanë pranuar për “Panorama Sport” ndarjen me 25 herë kampionët e Shqipërisë.

Historia ka qenë pak a shumë e njëjtë. Lojtarëve u është kërkuar përgjysmimi i rrogës, por askush nuk ka pranuar.

VANGJELI – E njëjta situatë është me Kristi Vangjelin. Lojtarit i është kërkuar ulje rroge, por mbrojtësi nuk është se e ka pëlqyer një fakt të tillë. Ende nuk ka ndonjë ndarje përfundimtare, por duket se rrugët janë ravijëzuar: ndarje pas dy sezonesh.