Zbardhet zyrtarisht kalendari i Kosovës për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Kosova e cila u shortua në Grupin B, me kombëtaren e Spanjës, Greqinë, Suedinë dhe Gjeorgjinë.
Përfaqësuesja kosovare do t’a nisë rrugëtimin e saj më 28 mars 2021 ndaj Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe do t’a përfundojë ndaj Greqisë në tokën helene më 14 nëntor 2021.
Ndërsa me Spanjën në ndeshjen e dytë më 31 mars 2021, nuk dihet ende se ku do të zhvillohet ky takim, pasi Spanja nuk e njeh si shtet Kosovën.
KALENDARI I PLOTË I KOSOVËS –
Ndeshja e parë, 28/03/2021, Kosovë-Suedi
Ndeshja e dytë, 31/03/2021, Spanjë-Kosovë
Ndeshja e tretë, 02/09/2021, Gjeorgji-Kosovë
Ndeshja e katërt, 05/09/2021, Kosovë-Greqi
Ndeshja e pestë, 08/09/2021, Kosovë-Spanjë
Ndeshja e gjashtë, 09/10/2021, Suedi-Kosovë
Ndeshja e shtatë, 12/10/2021, Kosovë-Gjeorgji
Ndeshja e tetë, 14/11/2021, Greqi-Kosovë