Viti 2020 është lënë pas por në Shkodër ashtu si tek të gjithë ekipet e tjera nuk do të ketë aspak kohë për të pushuar sepse ndeshjet do të nisin menjëherë.
Vllaznia do të jetë e para që do të zbresë në fushë sëbashku me Teutën sepse do të luajnë të parat për këtë vit, pikërisht pas një jave në “Loro Boriçi”.
Pas këtij momenti, deri në mbylljen e fazës së dytë të kampionatit, kuqeblutë do të jenë të detyruar të luajnë edhe 5 ndeshje të tjera brenda një kohe shumë të shkurtër.
Që do të thotë se në harkun kohor të 28 ditëve, Vllaznia do të luajë plot 6 ndeshje, çka do të thotë se nuk do të kenë kohë “për të marrë frymë”. Megjithatë trajneri Brdariç e di këtë gjë dhe do të mundohet të mbajë skuadrën në formën e duhur, për t’i përballuar me sukses këto ndeshje.
Ja kalendari i ndeshjeve të mbetura të fazës së dytë për Vllazninë:/SHKODRA-SPORT.COM/
Java 13 Vllaznia- Teuta 8 janar
Java 14 Kukësi- Vllaznia 15 janar
Java 15 Bylis- Vllaznia 20 janar
Java 16 Vllaznia- Kastrioti 24 janar
Java 17 Partizani- Vllaznia 31 janar
Java 18 Vllaznia- Laçi 5 shkurt