Ne pritje te rezultatit perfundimtar te ndeshjes Kukesi- Egnatia, Vllaznia per momentin eshte vetem nje pike larg verilindoreve dhe pese pike larg Tiranes kryesuese te kampionatit.

Nje situate qe ka ndryshuar teresisht per shkodranet ne dy javet e fundit dhe tashme ata e shohin veten plotesisht ne garen per vendin e pare dhe jo me kot pas fitores se djeshme me Laçin ka patur nje feste te madhe ne dhomat e zhveshjes.

Por fitoret ndaj kastriotit dhe Teutes nuk mjaftojne dhe per kete arsye, duhet nje tjeter fitore edhe ne ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje fundjaven tjeter ndaj Teutes.

Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur qe kjo ndeshje te luhet te premten ne oren 16.45, por ende nuk dihet stadiumi se ku do te luhet, ngaqe ne “Niko Dovana” vazhdojne punimet per fushen e re.

Por fakti qe kjo ndeshje eshte lene te luhet ne kete orar, pra me projektore, me shume mundesi qe Teuta- Vllaznia do te luhet ne “Elbasan Arena”./SHKODRA-SPORT.COM/