Barazim 2-2 ne sfiden kryesore te dites se sotme, ate ne mes Teutes dhe Kukesit, e luajtur ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. U duk se do te ishin kukesianet qe do ta fitonin kete takim, por ne minuten e 95-te ka qene Kallaku qe ka barazuar gjithçka dhe kesisoj dy ekipet kane ndare nga nje pike.
Nje rezultat qe padyshim nuk i shkon per shtat verioreve te cilet tashme e shohin veten 4 pike larg Tiranes kryesuese ndersa Teuta eshte e pesta ne renditje pas javes se 24-te.
Takimi ka nisur mire per vendasit qe fitojne nje 11-metersh te cilen e shnderron ne gol Kallaku. Ne limitet e pjeses se pare, arbitri Ziri akordon 11-metersh per miqte dhe eshte Shkurtaj qe barazon.
Ne te dyten perseritet e njejta histori por ne kahun e kundert. Fillimisht eshte Kukesi qe kalon ne avantazh me ane te Shkurtajt ne minuten e 64-te dhe nga menyra si po shkonte loja, u duk se ai do ta fitonte kete perballje por nuk do te ndodhte keshtu.
Arbitri ka akorduar shtate minuta shtese per vonesat e lojes dhe ne te pestin Kallaku me nje perle shpeton skuadren e tij duke shenuar edhe golin e dyte personal dhe te barazimit per Teuten. Perfundimisht 2-2.
Teuta-Kukësi 2-2
22’ (p), 90’+5′ Kallaku / 45’+2’ (p), 64′ Shkurtaj