Sunday, February 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKallaku: I lumtur që jam pjesë e këtij ekipi, trajneri Martini është...

Kallaku: I lumtur që jam pjesë e këtij ekipi, trajneri Martini është arsyeja që…

Sherif Kallaku është kthyer në një nga elementët kyç të Vllaznisë të këtij sezoni, pasi me lojën e tij është kthyer në një shtyllë të skuadrës shkodrane. Një gjë të tillë e bëri edhe ndaj Teutës, në transfertën e vështirë në Durrës ku shkodranët fituan 1-0 dhe u shkëputën në kryesim.

“Ishte transfertë e vështirë, e dinim vështirësinë e kësaj fushe. Normalisht jemi treguar më cinik për të marrë tre pikët, kemi 4 ndeshje që nuk pësojmë gol dhe kjo ishte më e rëndësishme. Duke parë si shkoi ndeshja sot, ky çmim mund t’i shkonte edhe Malës se si shkoi ndeshja ai e zgjidhi me golin e tij dhe jam i lumtur për tre pikët dhe ekipin.

Normalisht ne kemi pasur në fazën e dytë mund të them me plot gojë 7 mungesa, por kemi vendosur, unë kam sakrifikuar, Mala, Balaj, Jago, nuk kemi qenë në 100%. Për ne ka qenë e rëndësishme që të ishim të gatshëm në 100% dhe ishim të sigurt që do të vinim te fitorja dhe nuk i kemi parë të tjerët, jemi fokusuar te ndeshjet direkte dhe kemi dalë me sukses. Sot mund të themi që ishte transferta më e vështirë dhe jam i lumtur që ia dolëm.

Të them të drejtën e teprova pak me mbajtjen e topit, jo se doja të teproja, vetëm thjesht doja të fitoja faulle se ekipi ishte poshtë sot, doja gjithmonë të futesha në qarkullim. Se mund të bëja edhe pasimin e gjatë por do ngarkoja shokun e skuadrës me sprint, pasimi do ishte i diskutueshëm dhe vetëm ky ishte mendimi im. Për t’i dhënë frymëmarrje  për të fituar sa më shumë faulle se u bë ndeshje tensionuese e dhe them të drejtën u luajt pak futboll.

Gjithmonë, unë kur kam topin kërkoj të fitoj sa më shumë metra në fushë, nuk kemi qenë shumë të fokusuar te tiki-taka, por për të qenë efikas. Duke futur edhe Kastratin, kemi lojtarë të shpejtë, unë personalisht preferoj çdo lloj pjese të zonës, preferoj të rrezikoj, se është futboll i bukur. Por të jesh efikas duhet të fitosh sa më shumë metra dhe të ecësh drejt portës. Volumin e kemi pasur, madje kemi pasur ndeshje ku kemi vuajtur për të zgjidhur ndeshjen. Sot ishim 1-0 e vuajtëm, u treguam cinikë, por edhe mund të pësosh gol. E dua shumë atë pjesë lojë, por jemi të fokusuar të fitojmë metra, e të shkojmë drejt portës, na vjen natyrshëm.

Unë nuk kam qejf të gjej alibi e arsye, mendoj se kam pasur një fazë të keqe të karrierës, si çdo futbollist. Gjithmonë kam pasur mendimin që të mos mbaj mendjen te e shkuara, por gjithmonë tek e ardhmja dhe tani jam i lumtur, jam pjesë e Vllaznisë, mendoj se grupi më përshtatet, i përshtatem edhe grupit. Trajneri është ai që më njeh dhe mund të them se arsyeja pse jam rikthyer është trajneri. Siç e thashë, nuk dua të shoh të shkuarën, gjithmonë të shoh tek e ardhmja”, tha Kallaku për RTSH pas ndeshjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments