Nje muaj me pare u emerua ne krye te ekipit U21, por nderkohe para tre ditesh klubi shkodran beri te ditur se Vioresin Sinani eshte emeruar ne krye te 19 vjeçareve te Akademise se tij. Nje ndryshim i kushtezuar mbase se fundi edhe nga largimi i papritur i Gilman Likes jashte vendit, pasi ishte programuar ai per te drejtuar ekipin U19.
Megjithate per legjenden e golit, nje levizje e tille nga njeri ekip tek tjetri nuk perben ndonje problem per te. Ne nje interviste te dhene per mediat, eshte shprehur:
“Ndihem mirë te U-19, nuk kam asnjë lloj pakënaqësie. Punoj me dëshirë. Këtu ka elementë të mirë që premtojnë për të ardhmen. Synojmë që në fund të sezonit, 2-3 lojtarë të jenë pjesë e ekipit të parë dhe jam besimplotë se do ia dalim të nxjerrim sa më shumë lojtarë për ekipin e parë, pasi kjo është esenca e akademisë.
Do të luftojmë për të gjitha trofetë, por sigurisht që nëse lojtarë nga U-19 i bashkohen ekipit të parë, unë mund të them se ja kemi arritur objektivit”.
Vioresin Sinani ka qene edhe para dy sezonesh ne krye te ekipit U19 te Akademise Vllaznia dhe si rrjedhoje E njeh mire kampionatin, ashtu si dhe perberjen e skuadres qe ka ne dispozicion per sezonin e ri futbollistik./SHKODRA-SPORT.COM/