Kane kaluar 15 minuta nga fillimi i pjeses se dyte dhe rezultati vazhdon te jete i barabarte serish 1-1 ne “Loro Boriçi” ne nje takim qe po fiton gjithnje e me shume emocione. Tashme edhe rastet nuk mungojne por ende nuk ka gol tjeter.
Trajneret nisin edhe me ndryshimet. Lerda aktivizon Asanin dhe Jonuz kunderpergjigjet me Walusimbin. Loja nxehet dhe Partizani ka nje moment te mire ne minuten e 58-te por Sherri shpeton porten e tij.
Ne fillim ka kaluar ne avantazh Partizani. Ne minuten e 15-te Melo perfitoi nga nje gabim i portierit Sherri ne zoterimin e topit dhe e dergon ate ne rrjete. Ishte Çinari qe ka gjuajtur me te majten e tij nga jashte zone dhe portieri Sherri nuk e zoteron topin. Perfiton nga kjo Melo qe nuk e ka te veshtire ta dergoje ne rrjete.
Ky ishte rasti i pare i rrezikshem ne dy portat respektive dhe menjehere gol per Partizanin. Dhe Vllaznia ka reaguar menjehere. Ne minuten e 18-te Lika gjuan fort, portieri Hoxha e grushton topin por nuk e zoteron, aty eshte Krymi qe e dergon ne rrjete, 1-1.
Keshtu, pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Partizanit u mbyll ne barazim 1-1. Nje takim ku te dy skuadrat po luajne me kujdes duke tentuar te shfrytezojne gabimet e njera- tjetres siç ndodhi edhe ne rastet e te dy golave.
VLLAZNIA- PARTIZANI 1-1
Shenues; Krymi 18’/ Melo ’15
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov (Walusimbi 56′), Malota, Shehi, Gurishta, Ramadani, Krymi, Hygor, Marku, Lika, Shtubina.Trajner: Mirsad Jonuz
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Belica, Boldor, Trashi, Telushi, Broja, Kote (Asani 50′), Kordeiro, Çinari, Solomon. Trajner: Franko Lerda
Gjyqtar: Andi Koçi