Kamer Qaka do të vazhdojë karrierën e tij në Norvegji, teksa do të jetë pjesë e skuadrës së Kongsviger në Kategorinë e Parë.

Mesfushori, i cili javën e kaluar mbylli kontratën me rumunët e Kraiova, ka vendosur të rikthehet në Norvegji, aty ku në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e skuadrave si Kristiansund, Sarpsborg, Honefos, Raufos dhe Valerenga.

Kongsviger, ku do të luajë sezonin e ri mesfushori shqiptar, renditet në vendin e fundit në Kategorinë e Parë, me vetëm 14 pikë pas 20 javëve dhe janë shumë afër rënies, me objektivin që është i qartë, mbijetesa, kur kanë mbetur edhe 10 javë kampionat.

Qaka ka qenë edhe pjesë e Kombëtares në të kaluarën, teksa grumbullohej nga ish-trajneri Christian Panucci në nëntor të 2017-ës, duke zhvilluar 4 ndeshje me kuqezinjtë.