Ekipi “Air Albania”, i cili ishte kampion ne kampionatin 5X5 ne Shkoder, do te ndeshet pasditen e sotme me ekipin e Novas, ndeshje kjo e vlefshme per kete kampionat.

Ky kampionat i futbollit, 5X5, tashme ka hyre ne fazen vendimtare me ekipet me te mira ne te gjitha zonat, qe do nisin nga sot perballjet mes tyre, per te perzgjedhur kampionen kombetare per kete sezon te dyte.

Nje nga keto ekipe pretendente eshte edhe ekipi i vetem qe perfaqeson Shkodren, pikerisht “Air Albania”. Kjo skuader ne perberjen e saj ka ish-futbolliste si Gilman Lika, Sajdi Guri, Alban Bashaj, Admir Mehja, Ergys Mehja, Haris Lika, Fatos Behari dhe Jason Rexhaj.

Megjithate, ndeshjet pritet te jene mjaft te forta dhe me rivalitet, prandaj ekipi shkodran do tentoje te beje me te miren e mundshme per te marre nje fitore. Ndeshja e vlefshme per kampionatin 5X5, Air Albania-Nova, do te luhet diten e sotme, duke nisur nga ora 18:00, ne Tirane.
Maringlen ZHIVANI