Jane luajtur pasditen e sotme ndeshjet e javes se katert te kampionatit 5×5 per Zonen e Shkodres te cilet kane dhuruar nje tjeter fitore te ekipit “Air Albania” qe vazhdon te kryesoje renditjen me pike te plota.

“Shkodra Sport” ju sjell te gjithe rezultatet e kesaj jave, por edhe autoret e golave te shenuar ne keto ndeshje. Ajo qe verehehet eshte se perpos kryesueses “Air Albania” kane fituar edhe dy ndjekeset e saj, Don Bosko dhe Manchester United.

Po ashtu ka fituar edhe nje tjeter ekip pretendente, ai i MFC Panthers. Duket se rivaliteti ne kampionat pritet te jete ne mes ketyre kater ekipeve por nuk perjashtohen edhe ndryshime ne javet e ardhshme.

REZULTATET E JAVES SE KATERT:

MANCHESTER UNITED- SHQIPONJA 5-0

(Vesmir Halluni, Saimir Beqiri, Sajet Kakini, Ermir Lera dhe autogol)

DON BOSKO- GURI I ZI 8-6

(Xhoni Tinaj 4, Armando Shkami 2, Ardit Gjelaj, Robert Cukaj/ Alsed Abdija 4, Luis Hila, Donaldo Marku)


OLIMPIK 1 MAJI- MFC PANTHERS 5-9

(Blerim Gavoçi 3, Orjon Kerjota 2/ Redi Osmanaga 3, Irlind Zaja 2, Albert Kaçi 2, Ormir Kacerja 2)


VLLAZNIMI- AIR ALBANIA 1-5

(Xhulio Gjoni/ Admir Mehja, Ergys Mehja, Ergi Borshi, Alban Bashaj, Sajdi Guri)

RENDITJA

1. AIR ALBANIA 12 pike

2. DON BOSKO 9 pike

3. MANCHESTER UNITED 9 pike

4. MFC PANTHERS 6 pike

5. VLLAZNIMI 3 pike

6. OLIMPIK 1 MAJI 3 pike

7. SHQIPONJAT 3 pike

8. GURI I ZI 3 pike