Sunday, January 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKampionati 5x5 Masters/ Ekipi i Spitalit Rajonal mund OSHEE dhe rikthehet si...

Kampionati 5×5 Masters/ Ekipi i Spitalit Rajonal mund OSHEE dhe rikthehet si pretendent

✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”

Ekipi i Spitalit Rajonal të Shkodrës rihyn në lojë si një prej pretendenteve të kampionatit 5×5 Masters që po zhvillohet nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër në bashkëpunim me Shoqatën “Pro Sport”.

Ai mbrëmjen e sotme ka fituar me rezultatin 4-3 ndaj ekipit të OSHEE Shkodër në kuadrin e ndeshjeve të javës së katërt të këtij kampionati dhe është futur në katërshen e parë.

Ndeshja në mes këtyre dy ekipeve ka patur rivalitet. Ka qenë Blerim Juka ai që ka shënuar i pari për ekipin e Spitalit Rajonal, por Elvin Shala ka shënuar një gol shumë të bukur duke barazuar shifrat në 1-1 dhe me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë.

Në të dytën në skenë do të dilte Etfior Pjetrushi që me golin e tij do ta kalonte sërish në epërsi ekipin e Spitalit dhe më pas Renato Kepi do të shënonte edhe golin e tretë. Ky i fundit do të shënonte edhe një gol të katërt për ekipin e tij, ndërkohë që për ekipin e OSHEE do të shënonte edhe dy herë të tjera Elvin Shala, por kjo nuk ka mjaftuar dhe i gjithë takimi është mbyllur me shifrat 4-3 në favor të ekipit të Spitalit Rajonal të Shkodrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments