Barcelona është kritikuar pasi ka lënë të mbushur me plehra dhomën e zhveshjes në stadiumin e Slavias së Pragës, pasi mundi çekët 2-1. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon dhomën ku qëndruan lojtarët e klubit katalanas në stadiumin “Sinobo”, ku duket se kanë hedhur shishe dhe letra kudo. Në tokë shihen të hedhura edhe instruksionet taktike të trajnerit.
Pamjet në video janë krejt të kundërta me ato të kombëtares japoneze, lojtarët e së cilës, pasi humbën finalen e Kupës së Azisë në shkurt e lanë dhomën e zhveshjes në gjendje të shkëlqyer.
Të njëjtën gjë bënë edhe vitin e kaluar, pasi humbën çerekfinalen kundër Belgjikës, duke lënë edhe një letër falënderimi./a2cnn/