Kevin Koubemba, sulmuesi i Teutës mban në ankth Teutën për sfidën me Kastriotin. Kampionët e Shqipërisë luajnë të diel në 16:45 me krutanët në “Loro Boriçi”.
Sulmuesi Koubemba ka pësuar një tërheqje në kofshë, çka e vendos në dyshim për duelin e javës së shtatë në Supelrigë.
Kongolezi ka lënë në dilemë trajnerin Martini, që do vendosë formacionin vetëm pak orë para ndeshjes, nisur nga forma e shtatëlartit. Në gjashtë takimet e këtij sezoni, sulmuesi ka marrë 415 minutë duke gjetur dy herë golin.
Mungesa e tij e mundshme ka sjellë edhe ndryshimin e planeve për Martinin, që do marrë vendim edhe pas këshillave me stafin mjekësor./newsport/