Mason Mount nuk debutoi edhe aq mirë sa kishte menduar në Old Trafford, kur Manchester United zhvilloi një miqësore me Lens.
Të shtunën, ish-mesfushori i Chelseat u paraqit në miqësoren paras-ezonale të United kundër Lens dhe humbi shanset më të lehta për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Ndërsa Mount humbi një rast të qind për qind, Florian Satoca i Lens tregoi se si duhet bërë dhe e vuri ekipin e tij në epërsi me një gol nga mesi i fushës.
Tek mesfushori anglez gjithçka ndodhi në minutën e 16-të të lojës, kur një sulm i vrullshëm nga United u nisë nga Garnacho, i cili dha një pasim te Mount.
Topi arriti në mënyrë të përsosur deri te numri i ri 7 i Djajve të Kuq dhe ishte pata portës së hapur, por anglezi nuk mundi të bënte kontaktin ideal me topin dhe si rezultat, një shans i jashtëzakonshëm u huq.
Tifozët në Twitter kanë qenë të zëshëm për humbjen e Mason Mount dhe e kanë rrëmbyer atë si një temë për të tallur lojtarin. Disa përdorues janë tallur me lojtarin që i kushtoi United afër 70 milionë euro. /Telegrafi/
https://twitter.com/TheDalglishStnd/status/1687837169128251392?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1687837169128251392%7Ctwgr%5Ea7a50c113b44f2ec94b5520da1e7a383a6eaabe7%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkane-paguar-afer-70-milione-euro-per-kartonin-e-tij-mason-mount-nuk-shenon-ne-porten-bosh%2F