Thursday, January 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKaos te Reali, presidenti Perez do Mourinhon për pankinën

Kaos te Reali, presidenti Perez do Mourinhon për pankinën

72 orët e fundit në kampin e Realit të Madridit kanë qenë një katastrofë e vërtetë. Pas humbjes së finales së Superkupës me Barcelonën dhe shkarkimit të trajnerit Alonso, erdhi edhe befasia e radhës: eliminimi nga Kupa e Mbretit kundër Albasetes.

Aventura e Arbeloas në kampin madrilen nisi me një disfatë, që nuk e ndihmon aspak për pozitat e tij të brishta në krye të kampit “galaktik”. Madje, pak orë pas turpërimit në Kupë kanë qarkulluar lajmet se Florentino Perez është duke menduar për një tjetër trajner te Reali. Ende nuk është e qartë nëse largimi për ish-mbrojtësin spanjoll do të jetë tani apo në fundin e sezonit.

Lajmi i bujshëm nga mediat spanjolle është që në listën e gjatë të dëshirave të presidentit të Realit është edhe një rikthim i Zhoze Murinjos. Perez mendon se portugezi është njeriu i duhur për të vendosur rregull në skuadër dhe për të menaxhuar yjet që ka në organikë.

Murinjo ka qenë më parë trajner i Realit të Madridit nga viti 2010 deri në vitin 2013, duke fituar 3 trofe, mes tyre edhe një titull kampion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments