Tek Beselidhja eshte nje kaos i vertete sa i takon pergatitjeve per sezonin e ri. Deshtimi ne permbushjen e objektivave ne sezonin e kaluar duket se i ka ftohur drejtuesit e klubit te cilet ende nuk e kane vendosur se çfare do te bejne me skuadren, ndonese duhet me pak se nje muaj kohe nga starti i kampionatit te ri.

Diten e sotme nderkohe jane publikuar lajmet per largimin e dy prej lojtareve te rendesishem te kesaj skuadre, portierit Kaçaj tek Apolonia dhe sulmuesit Musaraj tek Iliria. Levizje keto qe krijojne idene se tek Beselidhja askush nuk e ka mendjen tek e ardhmja.

Por gazeta “Shkodra Sport” meson se te dy futbollistet e mesiperm jane nen kontrate me lezhjanet dhe asnjeri nuk mund te largohet pa paguar nje demshperblim ne arken e klubit. Me shume sesa kjo gje, ajo qe shqeteson tifozet e kesaj skuadre eshte pasiguria per te ardhmen.

Stafi teknik dhe futbollistet qe prej fundit te muajit maj nuk kane me asnje kontakt me drejtuesit e klubit dhe si rrjedhoje nuk e kane te qarte se çfare do te behet me ta. Sigurisht qe skuadra eshte shume vone me nisjen e pergatitjeve, por afati i fundit qe jepet eshte data 3 shtator.

Nese edhe deri atehere gjerat nuk levizin, Beselidhja me plot gojen mund te quhet e shkrire. Megjithate shpresat jane per nje zgjim te presidences se klubit, por edhe te Bashkise Lezhe per ta marre sa me shpejt situaten ne dore./www.shkodrasport.com/