Argjentina është në kaos të plotë pas humbjes me Kroacinë dhe tifozët kanë masakruar atë që cilësohet si personazhi kryesor i kësaj katastrofe, trajnerin Horge Sampaoli.

Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes, trajneri u largu ame vrap drejt dhomave të zhveshjes, pasi ishte bërë objekt fyerjesh dhe sulmesh nga tifozeria argjentinase.

Në minutat e fundit, përveç vërshëllimave, nga tribunat ku gjendeshin tifozët argjentinas filluan koret fyese kundër tij dhe më vërshëllimën përfundimtare që dekretoi humbjen 3-0 ndaj Kroacisë, në stadium dëgjohej vetëm një kor i lartë fyerjesh ndaj trajnerit.

Një tifoz argjentinas goditi me një shishe nga tribuna teknikun, i cili u largua me shpejtësi, ndërsa më pas filluan thirrjet për shkarkimin e tij nga drejtimi i skuadrës e cila ka zhgënjyer plotësisht në këto dy ndeshje dhe me të drejtë rrezikon eliminimin nga Botërori. /vipsport/