Kishte shume shpresa se neser do te rikthehej per te luajtur serish, por nuk do te ndodhe keshtu edhe kete here. E kemi fjalen per kapitenin e Vllaznise Erdenis Gurishta.
Stafi teknik e ka ndjekur me shume kujdes situaten rreth tij dhe pavaresisht deshires per ta patur ne dispozicion, duket se ka vendosur te mos rrezikoje edhe per pak dite. Nje gje te tille e ka shprehur sot edhe trajneri Plori ne konferencen per shtyp.
“Gurishta është në dyshim për të luajtur titullar, është stërvitur vetëm sot dhe do të jetë me skuadrën, megjithate nuk besoj se do ta nise nga fillimi edhe kete ndeshje”- eshte shprehur ai.
Ne kete menyre, numri 2 i kuqebluve me shume mundesi po programohet te jete titullar ndaj Partizanit te merkuren, pikerisht ndaj skuadres me te cilen luajti ndeshjen e fundit para demtimit.