Erdenis Gurishta është një nga lojtarët më të spikatur të Vllaznisë. Kapiteni shkodran beson se Vllaznia do të dalë kampion këtë sezon edhe pse janë 8 pikë larg Tiranës.

I ftuar në emisionin “Ora Sport”, Gurishta ka zbuluar se ëndrra e tij më e madhe është të fitojë titullin kampion dhe ka shumë besim te skuadra që këtë edicion është më mirë se vjet.

“Një vit më përpara ishim në “Play Off”, ndërsa vitin e kaluar ishim nënkampion dhe fitues të Kupës”.

Synimi në 2022? “Një nga ëndrrat e mia është që të fitojmë titullin kampion me Vllazninë. E di që jemi 8 pikë larg nga Tirana, por kam shumë besim te skuadra pasi kemi shumë cilësi. Sezonin e kaluar më kanë dalë ëndrra, herën e fundit pashë sikur fituam me Dinamon, por dolëm barazim”.

Del Vllaznia kampion? “Është e vështirë të përgjigjem me po ose jo. Por kam besim te ëndrra ime dhe them që dalim kampion. Është e vërtetë që Vllaznia këtë sezon është më e mirë se ajo e sezonit të kaluar.

Këtë vit kemi pasur disa momente jo dhe nuk kemi marrë rezultatet të mira. Shpresoj që të kenë kaluar të gjitha të këqijat këtë vit dhe vitin tjetër të marrim rezultate pozitive”, u shpreh Gurishta./newsport/