Shqipëria mori një fitore fantastike ndaj Islandës me rezultatin 4-2. Kapiteni Hysaj ishte një nga më të mirët në fushën e lojës dhe autori i një goli fantastik. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, Hysaj deklaroi që akoma nuk e beson që ka shënuar gol.

“Loja që bën ne sot ishte shumë ndryshe nga ajo e Francës. Kishim besim se do të tregonin lojën tonë ndaj një ekip si Islanda.

Kërkova vetë ndërrimin pasi pasi kisha një problem në pulp dhe më mirë t’i lija vend një lojtari më të freskët.

Nuk e besoj akoma që kam shënuar gol, duhet ta shikojë më vonë golin që shënova. Nuk jam ndjerë asnjëherë si te momenti që shënova gol. Jam shumë i kënaqur për fitoren dhe për golin. Duhet të vazhdojmë me kokën lartë dhe të shikojmë ndeshjet e tjera”.