Pesë sezone në Gjirokastër, ku në tre të fundit spikati, e madje mbajti edhe shiritin e kapitenit. Por, tani mendon se ka ardhur koha që t’i thotë mjaft aventurës në Gjirokjastër, aty ku shënoi edhe golin e karrierës, por edhe të jetës. Donald Rapo, në një intervistë për “VipSport”, tregon të vërtetën me bluzinjtë, ofertat dhe dëshirën që ka për 2020…
Nga Skënderbeu, Laçi e Vllaznia, por edhe një ekip në kryeqytet, Donald Rapo mund të jetë një nga lojtarët e shumëdëshiruar në këtë merkato.
-Rapo, në Gjirokastër thonë se keni kontratë si është e vërteta?
E kam mbyllur, madje tani më thoni ish-kapiteni. Nesër Luftëtari rinisi stërvitjen dhe unë nuk do të jem aty…
-Nga klubi pretendojnë se Rapo apo dhe të tjerë titullarë janë nën kontratë…
Jo, madje e kam thënë edhe në intervista të mëparshme për portalin tuaj, se në dhjetor dal i lirë. Pastaj si mund të jem nën kontratë kur unë kam hapur edhe një gjyq në FSHF, aq më tepër kur te Luftëtari ka pasur parregullsi financiare, ndaj meje…
-Meqë jemi në merkato, cilat janë ekipet, duke qenë se fliten disa të Superiores?
Skënderbeu që kam nisur negociatat më herët dhe Laçi e Vllaznia. Por, edhe një ekip në kryeqytet.
-Rapo ku dëshiron që ta gjejë viti 2020?
Në një skuadër që të ketë ambicie e sigurisht ë të jetë edhe korrekte. Tashmë jam në kulmin e karrierës, nuk kam ndërmend që të humbasë kohë. Dua që ta shfrytëzoj këtë moment timin mjaft të mirë. por, natyrisht që dua të provoj veten në një ekip që synon trofe dhe ka ambicie.