Erjon Hoxhallari në një prononcim për “Panorama Sport”, u shpreh se ajo me Partizanin në derbi ishte një fitore shumë e rëndë.

Kapiteni i bardhebluve ndoshta tani fati i Partizanit në derbi është thyer dhe do të jenë bardheblutë ata që do të dominojnë atë. “Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Na shijoi shumë në fushën e lojës. Të fitosh derbin është gjithmonë diçka e madhe dhe një kënaqësi e veçantë.

Shpresoj që fatin e derbit që ka pasur Partizani ta kemi ne në vazhdimësinë e kampionatit. Për shumë kohë e fitonin ata këtë ndeshje. Shpresoj që gjërat të jenë thyer dhe fitoret të jenë në krahun e Tiranës. Pra, të jetë derbi ynë. Ne do të bëjmë maksimumin në çdo takim”, është shprehur “Hoxha”, siç i thërrasin shokët.

Në Shkodër, Tirana luan të shtunën sfidën me Vllazninë. Hoxhallari ka fjalë pozitive për Vllazninë, duke i renditur shkodranët në pretendentët për titullin kampion.

“Vllaznia është një skuadër shumë e mirë. Dy sezonet e fundit po bën gjëra të mëdha në fushë dhe paçka ndeshjes së fundit duhet vlerësuar. Besoj se është një nga skuadrat pretendente për titullin kampion”, mbylli Erjon Hoxhallari.