Minuta e 70-te e ndeshjes Teuta- Vllaznia luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit ka sjelle jo pak polemika.
Te gjithe futbollistet shkodrane, por edhe pjestaret e pankines jane çuditur nga vendimi i arbitrit Hamiti per t’i treguar kartonin e dyte te verdhe futbollistit Isaevski dhe per pasoje me pas edhe te kuqin duke e lene Vllaznine me nje futbollist me pak ne fushe.
Vendimi eshte konstestuar sepse futbollisti maqedonas i kuqebluve vertete ka bere nje nderhyrje ndaj kundershtarit, por eshte ai qe e ka goditur topin.
Futbollistet e Vllaznise fillimisht e kontestuan si faull duke mos e çuar fare ne mend se do te kishte edhe karton, por arbitri ishte i vendosur dhe kjo ka sjelle jo pak reagime.
Isaevski eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te Vllaznise dhe tashme mbetet per t’u pare sesi do ta zgjidhe trajneri Brdariç mungesen e tij te dielen ndaj Kukesit./SHKODRA-SPORT.COM/