Nga Endri ÇINARI
Vllaznia e ka nisur me një humbje fazën e dytë të kampionatit. Shkodranët u mposhtën nga Kukësi në raundin e 10-të të Superiores me shifrat 1-0. Ku vendosi një gol i Rashitit në minutën e 86-të të ndeshjes. Në një takim ku kuksianët ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 45-të.
Kjo pas daljes me të kuqe të Reçit që në pjesën e parë. Por kartoni i kuq ka qenë shoqërues në thuajse gjithë ndeshjet e Vllaznisë këtë sezon në Superiore. Ky ishte kartoni i gjashtë i kuq rradhazi në ndeshjet e kuqebluve këtë sezon. Edhe në raundin paraardhës ishte futbollisti i Skënderbeut, Prençi që u ndëshkua me kartonin e kuq.
E kuqja ka qenë prezente edhe në ndeshjen e humbur kundër Tiranës në shifrat 0-1, ku ishte Smajli i Vllaznisë që u ndëshkua. E njëjta ndodhi edhe kundër Dinamos ku u ndëshkua lojtari, Zabërgja i kryeqytetasve. Në ndeshjen e humbur kundër Egnatias në shifrat 0-2, do ishte mbrojtësi, Dragoshi i kuqebluve që do linte fushën para kohe. E po ashtu në fitoren kundër Teutës, 2-0 do ishte portieri Dema i bregdetarëve që do ndëshkohej me të kuq.
Në ndeshjet kundër Laçit, Erzenit dhe Kukësit në fazën e parë nuk ka pasur asnjë të kuqe për asnjërën skuadër. Sepse të kuqe ka pasur edhe në barazimin 0-0 ndaj Partizanit, ku Magguette i “demave” linte fushën që në minutën e 14-të. Pra në 7 ndeshje nga 10 deri tani në Superiore, kartoni i kuq ka qenë i pranishëm në ndeshjet e Vllaznisë. 5 herë për kundërshtarët e kuqebluve e 2 herë në dëmin e tyre.