Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKastrioti arrin marrëveshjen me ish-lojtarin e Vllaznisë

Kastrioti arrin marrëveshjen me ish-lojtarin e Vllaznisë

Kastrioti është duke u pëgatitur për sezonin e ardshëm. Sigurisht që kruatën i pret një garë e vështirë dhe për këtë janë duke menduar drejtuesit e klubit.

Ata kanë bërë disa afrime deri tani, si Xheferson dhe Antonin me të ciliët kanë arritur akordin, së fundmi mësohet se pranë firmës me krutanët është edh ish-lojtari i Vllaznisë.

Bëhet fjalë për Çarles Atsina, i cili u largua nga shkodranët në janar, menjëherë sapo iu komunikua vendimi që do kalonte me ekipin e dytë në Shkodër, vendim i cili nuk u pranua nga Ganezi.

Mësohet se drejtuesit e klubit krutan kanë biseduar dhe se gjithçka është drejt fundit pasi marrëveshja është thuajse e arritur dhe mbetet të bëhet vetëm konfirmimi në orët e ardhshme./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments