Këto ditë do të jenë vendimtare për disa lojtarë të Kastriotit të cilët do të kenë një takim me drejtuesit e skuadrës për të vendosur mbi të ardhmen e tyre.

Takimi mes drejtuesve dhe një pjesw të lojtarëve do të zhvillohet në Krujë, ndërsa mbetet të shihet nëse futbollistët do të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës dhe për sezonin e ri, apo do të lihen të lirë përfundimisht.

Aktualisht te Kastrioti pjesa dërrmuese e skuadrës janë pa kontratë, por ofertat e drejtuesëve për të rinovuar nuk kanë munguar.

Nga sa mësohet, aktualisht: Hidi, Shkalla, Rezi, Mehmeti, por edhe disa lojtarëve të tjerë u ka përfunduar kontrata, dhe me shumë gjasë këto ditë do të jenë vendimtaret për ta zgjidhur këtë çështje serioze.

Vetë lojtarët kanë deklaruar se e kanë detyrim moral të ulen fillimisht me drejtuesit për çwshtjen e kontratës dhe më pas nëse oferta do të jetë bindëse do të rinovohet.