Kastrioti ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-1 në takimin e zhvilluar në “Redi Maloku” të Fushë Krujës. Fitorja e dytë radhazi për krutanët, ndërkohë që korçarët janë zhytur në një krizë të thellë.
Ringjallet Kastriotit, që tani afrohet me skuadrat që luftojnë për mbijetesë dhe Kamza e Luftëtarit e ndjejnë rrezikun që i kanoset nga skuadra e Devollit. Ndonëse para ndeshjes disa nga lojtarët e Skënderbeut u sulmuan nga disa tifozë, në fushë mysafirët bënë shumë pak për të merituar diçka më shumë se rezultati përfundimtar, edhe pse në pjesën e dytë e shtuan presionin.
Pjesa e parë ishte mjaft e vakët dhe me pak raste për shënim. Kishin më shumë iniciativë vendasit që provuan të vinin më shumë në vështirësi portierin Teqja. Ndeshja mori një tjetër rrjedhë në pjesën e dytë, teksa nga një goditje dënimi erdhi edhe goli i cili vendosi fatin e takimit.
Pas harkimit nga Këndi, Ymeraj i shpëtoi markimit të mbrojtjes mike dhe nga shtylla e dytë i dha devijimin e mjaftueshëm topit për të përshëndetur rrjetën. E ligjshme festa e vendasve, të cilët kanë besim te vetja se mund të ja dalin për të qëndruar në elitë, pas paraqitjeve të treguara në këto dy ndeshje të para të fazës së tretë.
Skënderbeu e rriti presionin pasi u ndëshkua dhe u shpërblye. Për t’u veçuar se ishte lëvizja e Shehit që evitoi humbjen, pasi goli i barazimit u realizua nga një lojtar që u aktivizua nga stoli. 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, harkimi i Gripshit gjeti devijimin e një prej mbrojtësve vendas, duke i krijuar më pas mundësinë Oto Xhon dhe Vangjelit që vetëm ta shtynin topin drejt rrjetës.
Në minutat e mbetura ritmi u rrit disi, por në fund ishin vendasit ata që festuan, pasi kur u duk se ndeshja po shkonte drejt barazimit, ishte Roxher që realizoi golin e fitores. Kastrioti shkon në kuotën e 16 pikëve, duke lënë vendin e fundit, por Kamza luan nesër. Skënderbeu është për faqe të zezë.
KASTRIOTI-SKËNDERBEU 2-1
Ymeraj 58′, Roxher 90+3′ / Vangjeli 80′