Vllaznia do vizitojë skuadrën e Kastriotit në javën e 18-të të Superligës. Shkodranët do luajnë në Kamëz ditën e dielë, në këtë mënyrë duke mbyllur edhe gjysmën e parë të kampionatit. Por një ndeshje e tillë nuk është aspak e lehtë në letër edhe për kuqeblutë pavarësisht se krutanët janë në vendin e fundit të renditjes me 12 pikë.
Por skuadra e drejtuar tashmë nga Çela po gëzon një superformë në këtë fillim viti 2022. Kastrioti ka marrë 2 rezultate pozitive kundër dy skuadrave ndër më të mirat të kampionatit. Në fillimin e vitit 2022 mundën me rezultatin 2-0 skuadrën kampione në fuqi të Teutës.
Po ashtu forma e mirë vijoi edhe me ndeshjen e rradhës në transfertë kundër Partizanit. Ku arritën të merrnin një barazim plot me merita në shifrat 0-0. Kjo tregon për formën e mirë që po kalon Kastrioti, një kundërshtarë aspak i lehtë për tu kaluar dhe një ndër më në formë deri në këto momente në kampionat.
Nga ana e saj edhe Vllaznia do kërkojë me patjetër pikët e plota që mungojnë prej 4 ndeshjesh rradhazi, ku shkodranët janë ndalur vetëm në barazime.
Tashmë duhet të presim deri të dielën për të parë shifrat përfundimtare të ndeshjes e nëse Kastrioti do arrijë të mbajë rezultatet pozitive apo Vllaznia do rikthehet tek 3 pikët.
Endri ÇINARI