Ekipi i Veleçikut ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Murlanit. Ndeshja e javës së 6-të të kampionatit të Kategorisë së Dytë, e luajtur në Koplik, kishte shumë gola, me koplikasit që arritën të fitojnë derbin ndaj Murlanit, me rezultatin e thellë 5-0.
Golat e Çokaj, Bzhetajt, Banushajt dhe dopieta e Shekajt, i dhanë fitoren e thellë Veleçikut të drejtuar nga trajneri Besnik Duli. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë nga koplikasit.
Një trepikësh i rëndësishëm ky për Veleçikun, që do të thotë se tashmë kjo skuadër është ngjitur në vendin e shtatë në renditje në kuotën e 10-pikëve në Grupin A të Kategorisë së Dytë. Nga ana tjetër, Murlani mbetet në vendin e 9-të në kuotën e katër pikëve.
Veleçiku-Murlani 5-0
Golat: Çokaj (pen) 36’, Shekaj 44’, 68’, Bzhetaj 74’, Banushaj 76’
Veleçiku (5-4-1): Lopçi, Elv. Rrustemaj, Çokaj, Am. Kaçaj, Al. Kaçaj, Banushaj, Eli. Rrustemaj, Daija, Stafa, Shekaj, Rragami (u aktivizuan: Kacokaj, Smakaj, Bzhetaj, Mehmetaj) Tr: Besnik Duli
Murlani (4-4-2): Bici, Vitor, Alysson, Zere, Nika, Djepaxhia, Lekaj, Çokaj, Alija, Igor, Hasaj (u aktivizuan: Guri, Curraj, Hila, Kështejaku, Markaj) Tr: Vahedin Pepaj