HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREKategoria e parë/ Godet Dinamo, arrinë akordin me ish-sulmuesin e Apolonisë

Kategoria e parë/ Godet Dinamo, arrinë akordin me ish-sulmuesin e Apolonisë

Jo vetem Vllaznia dhe Erzeni, por edhe Dinamo eshte duke bere perforcime gjate kesaj periudhe para nisjes se gjysmes te dyte te kampionatit sepse deshiron te mbetet ende ne loje sa i takon ngjitjes ne Superlige.

Dinamo godet në merkato duke afruar në skuadër sulmuesin Erald Kolgega. 24 vjeçari i cili e mbylli fazën e parë te Apolonia do të rikthehet sërish te dinamovitët pasi ka qenë edhe më parë pjesë e tyre.

Në të kaluarën Kolgega ka luajtur me skuadra si Korabi, Bylis, Apolonia dhe tashmë bëhët pjesë e Dinamos dhe përshtatja me skuadrën nuk do të jetë aspak problem, pasi sulmuesi e njeh mjaft mirë ambjentin.

Nuk perjashtohet mundesia qe ne ditet e ardhshme te kete te tjera afrime tek blute. Trajneri Allmuça e ka shprehur hapur deshiren per me shume lojtare cilesore sepse vetem keshtu mund te rivalizojne me Vllaznine dhe Erzenin.

Ditën e sotme skuadra e drejtuar nga Igli Allmuca do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Kombëtares U-19 që drejtohet nga Nevil Dede, që do ti shërbëj të dyja skuadrave për të parë gjendjen e lojtarëve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments