Saturday, January 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREKategoria e parë/ Laçi feston në shtesë dhe i gëzohet barazimit të...

Kategoria e parë/ Laçi feston në shtesë dhe i gëzohet barazimit të Pogradecit

Kanë përfunduar 5 ndeshjet e orës 13:30 të Kategorisë së Parë. Pas 90-të minutave kanë triumfuar Kastrioti, Lushnja, Burreli dhe Laçi, ndërsa vetëm në një ndeshje nuk pati fitues.

Kështu Lushnja triumfoi 2-0 ndaj Korabit, teksa me këtë rezultat fitoi edhe Burreli ndaj Apolonisë me golat e shënuar nga Xhebrahimi e Murra në pjesën e dytë . Siguroi 3 pikët edhe Kastrioti në derbi ndaj Ilirisë, teksa trimfoi 1-0.

Laçi ndërkohë mposhti mes vështirësive 2-1 Kukësin. Teksa 0-0 ka përfunduar përballja mes Pogradecit dhe Besës, me skuadrat që nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës. Me këto rezultate tashmë laçianët e çuan në 3 pikë diferencën me liqenorët, në garën e tyre për ngjitjen në Superiore.

BURRELI – APOLONIA 2 – 0 (Xhebraimi 62′, Murra 64′)

ILIRIA – KASTRIOTI 0 – 1 (Autogol Veriu 47′)

LAÇI – KUKËSI 2 – 1 (Myrtja 38′ me penallti, Tola 90+7’/ Bespallov 49′)

LUSHNJA – KORABI 2 – 0 (Canka 49′, Peqini 90+1′)

POGRADECI – BESA 0 – 0

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments